Pronari i kësaj faqeje interneti www.mentos-ks.com (“Web”), Perfetti van Melle Czech Republic, s.r.o. ("PVM"), një kompani që i përket GRUPIT PERFETTI VAN MELLE ("GRUPI PVM"), me të dhënat e mëposhtme të identifikimit:
Zyra e regjistruar: Tomíčkova 9, 148 00 Praha 4, Czech Republic
Kodi tatimor i identifikimit: CZ63666570
Telefon: +420 244 466 500
Detajet e regjistrimit: C 37371 at the Municipal Court in Prague
Qasja në Web
Ky Njoftim Ligjor rregullon qasjen e përdoruesit (“Përdoruesi (User)”) në dhe përdorimin e Web-it me qëllim të ofrimit të informacionit për Përdoruesin në lidhje me GRUPIN PVM, PVM-në, produktet, aktivitetet dhe promovimet e tij.
Duke hyrë dhe duke përdorur Web-in, Përdoruesi pranon kushtet e këtij Njoftimi Ligjor, të Politikave të Privatësisë dhe Cookie-ve dhe Politikës së Cookie-ve të Web.
Para përdorimit të Web-it, Përdoruesi duhet të lexojë me kujdes Njoftimin Ligjor, Politikat e Privatësisë dhe Politikat e Cookie-ve, meqenëse këto mund të përshtaten dhe/ose të ndryshohen në çdo kohë. Nëse Përdoruesi nuk pranon kushtet e Njoftimit Ligjor, ai/ajo nuk mund ta përdorë Web-in ose përmbajtjen e tij.
Përdorimi dhe funksioni i Web
Përdoruesi bie dakord ta përdorë me kujdes Web-in dhe informacionin që përmban ai, ai/ajo i nënshtrohet rregullave të tij dhe këtij Njoftimi Ligjor, si dhe çdo kusht tjetër të nevojshëm që PVM-ja mund të vendosë në Web për këtë qëllim.
Për më tepër, Përdoruesi nuk mund të kryejë asnjë shkelje me qëllim të dëmtimit, keqpërdorimit dhe/ose mbingarkimit të Web-it, ose parandalimit në çdo formë të përdorimit dhe funksionimit të tij normal.
Përdoruesi njoftohet se nëse Njoftimi Ligjor, Politikat e Privatësisë ose Politikat e Cookie-ve nuk respektohet, ose nëse nuk plotësohet ndonjë afat ose kusht tjetër i përcaktuar në Web, PVM-ja rezervon të drejtën për të kufizuar, pezulluar dhe/ose përfunduar qasjen e Përdoruesit në Web, duke përdorur çdo masë teknike të nevojshme për ta bërë atë.
PVM-ja përpiqet që Web-i të funksionojë mirë, të shmangë gabimet, ose nëse është e nevojshme t’i riparojë ato dhe të mbajë përmbajtjen e Web-it rregullisht të përditësuar. Sidoqoftë, PVM-ja nuk garanton disponueshmërinë ose vazhdimësinë e qasjes në Web, ekzistencën e gabimeve në përmbajtjen e saj, dhe as përditësimin në përputhje me rrethanat.
Përgjegjësia
Qasja në Web dhe përdorimi i çdo informacioni ose mekanizmi që përmban ai, kryhet nën përgjegjësinë ekskluzive të Përdoruesit.
PVM-ja nuk është përgjegjëse për ndonjë dëm dhe/ose humbje që mund të rrjedhë drejtpërdrejt ose tërthorazi nga qasja ose përdorimi i informacionit që gjendet në Web, dhe veçanërisht për çdo informacion në lidhje me palët e treta të ndryshme nga PVM-ja, duke përfshirë, por pa u kufizuar vetëm në ato të prodhuara nga sistemet operative ose të shkaktuara nga viruset dhe/ose sulmet ndaj sistemit. Gjithashtu, PVM-ja nuk është përgjegjëse për dëmet që Përdoruesi mund të vuajë për shkak të përdorimit jo të përshtatshëm të Web-it, problemeve të shërbimit ose mbulimit, ndërprerjeve, mungesës ose defektit në komunikimet dhe/ose në komunikimet në Internet.
Për më tepër, PVM-ja nuk është përgjegjëse për ndonjë dëm dhe/ose humbje të pajisjeve Software (sisteme ose programe) dhe/ose Hardware (pajisjet fizike) të përdoruesit që rrjedhin nga qasja dhe përdorimi i Web-it.
Përdoruesi është përgjegjës për dëmtimin ose humbjen e çdo natyre që PVM-ja mund të vuajë si pasojë e shkeljes së ndonjë detyrimi ndaj të cilit Përdoruesi i nënshtrohet sipas këtij Njoftimi Ligjor, çdo kusht tjetër të përcaktuar në Web dhe/ose në legjislacionin në fuqi në çdo kohë.
Politikat lidhur me linqet
a) Linqe për në Web
Çdo palë e tretë që ka për qëllim të përfshijë një link në Web ("Linking Website") në një faqe interneti, duhet të marrë pëlqimin paraprak me shkrim nga PVM-ja, të respektojë ligjet aktuale dhe në asnjë rrethanë të mos ruajë përmbajtjen e vet ose të palës së tretë që: (i) është e paligjshme, e dëmshme, e dhunshme, raciste, diskriminuese, degraduese, e lidhur me seksin etj; dhe/ose (ii) janë të papërshtatshme ose që nuk përputhen në lidhje me aktivitetin e PVM-së.
Link-u nuk do të thotë kurrsesi që PVM-ja mbështet, promovon, garanton, mbikëqyr dhe/ose rekomandon përmbajtjen dhe/ose shërbimet e faqes së link-ut (Linking Website), as nuk është përgjegjëse për përmbajtjen në të.
Në rast të mospërmbushjes së ndonjë prej kushteve të lartpërmendura, PVM-ja do të vazhdojë menjëherë me tërheqjen e pëlqimit të dhënë ndaj faqes së link-ut (Linking Website), i cili do të jetë i detyruar ta fshijë link-un.
b) Linqe për faqet e tjera të internetit
Në Web, mund të përfshihen linqe të tjera, që e lejojnë Përdoruesin të hyjë në faqe të tjera (Faqe të lidhura “Linked Websites").
Ekzistenca e faqeve të lidhura Linked Websites nuk nënkupton në asnjë mënyrë rekomandimin, promovimin, identifikimin dhe/ose konformitetin nga PVM-ja në deklaratat, përmbajtjet dhe/ose shërbimet e ofruara përmes faqeve të lidhura, Linked Websites. Si pasojë, PVM-ja nuk është përgjegjëse për përmbajtjen dhe kushtet e tjera të faqeve të lidhura, Linked Websites, prandaj Përdoruesi është i vetmi person përgjegjës për kontrollimin dhe pranimin e tyre pas çdo qasjeje dhe çdo përdorimi.
Prona intelektuale
Të gjitha të drejtat e pronësisë intelektuale në lidhje me dizajnin, bazat e të dhënave, programet themelore kompjuterike (përfshirë kodet burimore), si dhe elementët e ndryshëm që përbëjnë Web-in (tekstet, grafikat, fotografitë, videot, regjistrimet zanore, kombinimet e ngjyrave etj.) (Përmbajtja “Contents”), si dhe struktura, përzgjedhja dhe rendi i tyre, janë në pronësi të PVM-së, Grupit PVM ose licencuesve e saj. Çdo logo e përfshirë në Web (të tilla si, por jo kufizuar në, markat tregtare dhe/ose dizajnet), janë pronë e PVM-së, Grupit PVM ose licencuesve e saj.
Përdorimi i Web-it nuk nënkupton dhënien e ndonjë të drejte mbi Web-in apo përmbajtjen e saj.
Përdoruesi ndalohet rreptësisht të riprodhojë, transformojë, shpërndajë, komunikojë publikisht, të bëjë të disponueshme, të nxjerrë dhe/ose të bëjë ndonjë formë tjetër të shpërndarjes së paautorizuar ose përdorimit të Web-it, Përmbajtjes së tij dhe/ose logove të PVM-së.
Përdorimi i paautorizuar i logos së Përmbajtjes, Web-it dhe/ose PVM-së, si dhe çdo dëm i shkaktuar në PVM dhe/ose në të drejtat e pronësisë intelektuale të Grupit PVM mund të shkaktojë ushtrimin e veprimeve dhe përgjegjësive përkatëse ligjore që mund të lindin nga to.
Klauzola e ndarjes
Nëse ndonjë prej klauzolave të këtij Njoftimi Ligjor deklarohet, tërësisht ose pjesërisht, i pavlefshëm ose i anuluar, kjo pavlefshmëri ose anulim do të prekë vetëm dispozitën në fjalë ose një pjesë të saj, ndërsa të tjerat do të mbeten në fuqi, vetëm duke marrë parasysh dispozitën e prekur ose pjesë e saj. Për këtë qëllim, vetëm dispozita e pavlefshme ose e anuluar e këtij Njoftimi Ligjor do të jetë ekskluzivisht e pavlefshme dhe asnjë pjesë tjetër ose dispozitë e saj nuk do të jetë e pavlefshme, e anuluar, e dëmtuar ose e prekur për shkak të pavlefshmërisë ose anulimit, përveç në rast se bëhet e nevojshme, kur prek plotësisht dhe tërësisht këtë Njoftim Ligjor.
Ndaje me shoqërinë